Vapa drejt fundit! Ja kur nis ulja e temperaturave të larta

Nëse jeni lodhur nga vapa tropikale e cila ka pushtuar Shqipërinë, bëhuni gati pasi lajme të mira po vijnë për ju.

Dita e sotme pritet të jetë ditë e nxehtë por nga data 10 e muajit gusht do të nisë ulja e temperatura.

“Fundjava tjeter sjell renie me 5 – 6 gradeC te temp. duke ri-kthyer normalitetin termik te muajit gusht”-njofton meteoalb.

Parashikimi nga Meteoalb

Mesnaten e se dieles dhe gjate se henes, fillon terheqja nga Ballkani e masave ajrore Afrikane drejt Ishullit te Sicilise dhe brigjeve Tuniziane.

Nderkohe, gradualisht vendin e tyre e zene masa ajrore me te fresketa nga Europa Veriperendimore deri mengjesin e se premtes kur pritet qe qarkullimi i masave ajrore ne Ballkan te jete drejtperdrejt nga Europa Veriore.

Ne keto kushte, pritet qe fundjava tjeter te sjelle nje renie te temperaturave, me te pakten 5 grade C. /albeu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu