Varank: Në një kohë të shkurtër do shohim dronet e Turqisë të fluturojnë në qiejt e Evropës

Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank, deklaroi të enjten se Turqia do të ngjitet në ligën e gjigantëve të industrisë së mbrojtjes falë investimeve të realizuara në 5 vitet e fundit.

Ky vlerësim i ministri Varank erdhi gjatë aktivitetit me temë “Prodhimi Vendës dhe Kombëtar i Industrisë së Mbrojtjes”, mbajtur në kryeqytetin Ankara të vendit në kuadër të Takimeve 3. të Industrisë së Mbrojtjes, ku ai mori pjesë me videokonferencë.

“Unë jam i besimit se investimet që ne kemi bërë në 5 vitet e fundit, do ta ngjisin vendin tonë në ligën e gjigantëve të industrisë së mbrojtjes në një kohë shumë të shkurtër”, u shpreh gjatë fjalës së rastit.

“Së afërmi ne do të shohim (dronët) Bayraktar dhe Anka të blerë nga Turqia duke fluturuar në qiejt e Evropës”, theksoi Varank mes të tjerash.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu