Kuvendi I RM-së sot do ta mbajë vazhdimin e dhjetë të seancës së gjashtë në të cilën debatohet për shkarkimin e prokurorit publik, Marko Zvërlevskit. Propozimin për shkarkimin e tij e bëri qeveria me arsyetimin se Zvërlevski në mënyrë joligjore, jo në kohë dhe joprofesionale, njofton InfoShqip.
Gjithashtu në dokumentin e dorëzuar nga qeveria theksohet se Zvërlevski me sjelljen e tij dhe veprimet ka treguar se nuk është i aftë për kryerjen e detyrës. E kjo kërkesë e qeverisë për deputetët e opozitës është e pabazë dhe pa argumente.
Deputetët e VMRO-DPMNE-së thirren në nenin 8a nga ligji për zgjedhjet, me çka siç thonë ata, sipas këtij neni nuk guxojnë të bëhen emërime dhe shkarkime pas shpalljes së zgjedhjeve. Deputetët e shumicës, paralajmërojnë se do të tërhiqen nga fjalimet e tyre me qëllim që sa më shpejtë të shkarkohet Zvërlevski dhe të tjetër kusht të emërohet në vend të tij që të mund të fillojnë reformat në sistemin gjyqësor./InfoShqip.com










