Fushata për zgjedhjet presidenciale po shkon drejt mbylljes së javës së dytë, ndërsa kandidatët për president kanë vijuar me aktivitetet e tyre.
Kandidati për president Blerim Reka i përkrahur nga ASH dhe BESA sonte do të zhvillojnë tubim në Pallatin e Kulturës në Gostivar, por paraprakisht janë planifikuar edhe takime me qytetarë.
Kandidatja e VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska sonte do të ketë miting para Qeverisë në Shkup.
Ndërsa kandidati i partive në pushtet, Stevo Pendarovski do të zhvillojë takime me qytetarët në Konçe, Radovish, Bosilovë, Novo Selë, ndërsa tubimi qendror do të zhvillohet në Strumicë. (INA)










