Vdekja makabre e mirditorës që sfidoi komunizmin, e futën në thes me një mace të egër

Nuk janë të paktë ato shqiptarë që guxuan dhe ngritën kokë kundër diktaturës dhe komunizmit në Shqipëri. Shumë intelektualë dhe fetarë dolën kundër sistemit të egër, por fati i tyre dihej.

Një prej tyre ishte edhe Maria, e cila vdiq masakruar nga torturat e xhelatëve të diktaturës duke dhënë shpirt mes mundimeve të jashtëzakonshme.

Marie Tuçi u arrestua pas reprezaljeve që u bënë në Mirditë nga qeveria komuniste, me rastin e vrasjes së Bardhok Bibës, sekretar i Partisë Komuniste në Mirditë. Për ta torturuar deri në vdekje, xhelatët e zhveshën dhe e futën në një thes bashkë me një mace e egër. Hetuesit e godisnin macen e egër me gjëra të forta duke e ëgërsuar më shumë. Maria vdiq duke u masakruar u shqye nga macja e egër.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu