Vdes Bosi i Bosave, Toto Riina, shefi i frikshëm i “Cosa Nostrës”

Bosi i njohur mafias siciliane Salvatore “Toto” Riina ka vdekur nga kanceri, thonë mediat italiane.
Riina, 87 vjeç, ish shefi i  Cosa Nostrës s frikëshme, u burgos në vitin 1993.

Ai po vuante 26 dënime të përjetshme dhe besohet të ketë urdhëruar më shumë se 150 vrasje, njofton InfoShqip.

Riina kishte qenë në koma mjekësore dhe familjes së tij i ishte dhënë leje e veçantë për ta vizituar atë në krahun e spitalit në burgun e Parmës në Itali.

Përveç kancerit në veshkë, ai  kishte vuajtur nga sëmundje të zemrës dhe sëmundjes së Parkinsonit.

Riina u lind në vitin 1930 në një familje fermerësh të varfër në Corleone, Sicili – vendlindja e Don Corleone, kumbari imagjinar në trilogjinë e filmit të Francis Ford Coppola.

Babai i tij u vra kur kishte 13 vjeç dhe në moshën 19 vjeç ai u bashkua me mafian lokale, duke kryer vrasjen e tij të parë për të fituar hyrjen.

Riina kapi kontrollin e grupit të krimit Cosa Nostra në vitet 1970. Reputacioni i tij për mizori i dha pseudonimin “Bisha”.

Ai kaloi pothuajse një çerek shekulli duke iu shmangur drejtësisë, kurrë pa lëshuar ishullin e Sicilisë.

Në 1992, dy gjyqtarë që luftonin mafian, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino, të cilët kishin sjellë një numër të madh të mafiozëve në gjyq në vitet e 80 -ta, u vranë në nga Riina në  “luftën kundër shtetit”.
Një vit më vonë, ai u kap më në fund.

Edhe në paraburgim, Riina urdhëroi vrasjen e një djali 13-vjeçar i rrëmbyer për të kërcënuar babain e tij për të mos zbuluar informacione rreth mafies. Djali u mbyt dhe trupi i tij u tret në acid.

Dhe, pjesërisht në shenjë proteste ndaj arrestimit të tij, bashkëpunëtorët e tij kryen një seri bombardimesh në Romë, Milano dhe Firencë në vitin 1993, duke lënë 10 të vdekur.

Riina ishte burgosur nën “regjimin e Nenit 41 të burgimit ” që nënkupton masa të rrepta të sigurisë për Mafiozët, me qëllim që të burgosurit të shkëputen plotësisht nga kontaktet e tyre kriminale.

Regjimi përfshin vizita familjare të kufizuara në mënyrë strikte.

Peticione për të që të liroheshin në arrest shtëpiak për ditët e tij të fundit u ndeshën me protesta të zemëruara nga të afërmit e disa prej viktimave të tij.

Djali më i madh i mobsterit, Giovanni, po vuan një dënim të përjetshëm në burg për katër vrasje./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu