Vdes Ivanoviq, nuk i përballoi plagëve

Kryetari i Iniciativës Qytetare “Serbia, Demokracia, Drejtësia” (SDP) Oliver Ivanoviq është sulmuar sot me armë zjarri para zyrës së tij në veri të Mitrovicës, ndërsa si pasojë ka ndërruar jetë në spitalin rajonal në veri të Mitrovicës.

Policia e Kosovës bëri të ditur për Telegrafin se Ivanoviq ka vdekur në spitalin rajonal të Mitrovicës ku ishte dërguar për trajtim pas plagosjes në orët e mëngjesit.

Edhe kryeprokurori Shyqeri Syla në një prononcim për Telegrafin tha se Ivanoviq ka ndërruar jetë në spitalin në veri të Mitrovicës.

Syla nuk dha detaje tjera lidhur me vrasjen.

Plagoset Oliver Ivanoviq

Kryetari i Iniciativës Qytetare “Serbia, Demokracia, Drejtësia” (SDP) Oliver Ivanoviq është sulmuar sot me armë zjarri para zyrës së tij në veri të Mitrovicës.

Besim Hoti, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për veriun e Mitrovicës konfirmoi për Telegrafin se Ivanoviq është plagosur para zyrës së tij rreth orës 08:30.

Ai bëri të ditur se Ivanoviq është dërguar në spital.

Ivanoviq po trajtohet në spitalin rajonal në veri të Mitrovicës, ndërkaq Telegrafi mëson se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu