Vdes japonezi që përhapi qëllimisht Koronavirusin

Japonezi 57-vjeçar që përhapi qëllimisht koronavirusin ka ndërruar jetë prej sëmundjes. Atij i ishte kërkuar nga mjekët të qendronte në izolim por nuk e ka respektuar rregullin duke frekuentuar bare e lokale.

Burri jetonte në Gamagor në prefekturën e Aichi dhe ka ndërruar jetë në spitalin ku ishte shtruar së fundmi.

57-vjeçari u diagnostikua me koronavirus në fillim të marsit. Ai theu rregullin e vetëizolimit dhe doli jashtë duke iu thënë të afërmve se ‘po shkonte të përhapte virusin’.

Mendohet se burri shkoi në një bar karaoke ku edhe u argëtua duke biseduar me shumë klientë dhe në fund i tha njërit prej tyre se ishte i infektuar me koronavirus.

Në Japoni numri i të infektuarve me Koronavirus ka shkuar në 1.500, përfshirë dhe pasagjerët e anijes Diamond Princess ndërsa kanë ndërruar jetë 37 persona.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu