Vdes në moshën 101-vjeçare miliarderi amerikan Rockefeller, me 7 transplante zemre

Biznesmeni miliarder dhe filantropi David Rockefeller, i cili ishte i fundit i gjeneratës së tij i një prej familjeve më të famshme filantrope të Amerikës, vdiq ditën e sotme në moshën 101 vjeçare.

Rockefeller vdiq në gjumë në shtëpinë e tij në Pocantico Hills të Nju Jorkut, sipas zëdhënësit Fraser Seitel. Ai ishte më i vogli i 6 fëmijëve të lindur nga John Rockefeller dhe stërnipi i themeluesit të Standard Oil, John Rockefeller. Me vdekjen e vëllezërve të tij, ai u bë trashëgimtari i pasurisë së familjes, dhe kreu i rrjetit të madh të bizneseve familjare.

Dy prej vëllezërve të tij ishin pjesë e politikës: Nelson shërbeu si guvernator i Nju Jorkut  si dhe për një kohë të shkurtër ishte zv/President. Ndërsa Ëinthrop Rockefeller ishte guvernator i Arkansasit.

David Rockefeller megjithatë zgjeroi pushtetin dhe ndikimin e tij pa u marrë me politikë. Një nga projektet e tij më të njohura ishte ai i ndërtimit të Ëorld Trade Center. Dhe ndryshe nga vëllerëzit e tij që ishin të tërhequr nga vëmendja e publikut, John D. III dhe Laurence, David përqafonte biznesin dhe udhëtonte duke mbajtur fjalime për lulëzimin e kapitalizmit.

“Kapitalizmi amerikan ka sjellë më shumë përfitime për njerëzit se çdo sistem tjetër në çdo aspekt të jetës në çdo kohë të histori,” thoshte Rockefeller.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu