Vdiq ditën e ditëlindjes, mijëra persona përcjellin adoleshentin shqiptar (VIDEO)

Pak ditë më parë, Aurelio Hasaj, 16 vjeç do të ndërronte jetë në mënyrë tragjike, ku një aksident rrugor do të ishte fatale për të.

Ngjarja u bë edhe më tragjike prej faktit se adoleshenti humbi jetën ditën e tij të lindjes dhe ku një shpërqëndrim i çastit i kushtoi atij shtrenjtë.

Sot, qindra persona të mbushur me lot, kanë përcjellë për në banesën e fundit adoleshentin shqiptar. Sipas raportimeve nga mediat italiane, funerali i të riut shqiptar u mbajt në bazilikën e vogël të provincës së San Sebastianos në Itali.

Mesha u mbajt nga Kryeprifti At Tindaro Iannelli, ndërsa arkivoli ishte i mbuluar nga flamujt e Shqipërisë dhe Italisë. Jo vetëm kaq, por në nder të tij, Komuna e shpalli ditën e sotme, një ditë zie.

Mesha nuk kaloi edhe pa fjalën e fundit për të dashurin e tyre nga ana e kushëririt të 16 vjeçarit shqiptar, shokët e klasës dhe vëllai tij, Alessio Hasaj. Ky i fundit përmes një fjalimi prekës, ka rrëfyer të gjithë dhimbjen për vdekjen tragjike të Aurelios.

Pasi doli nga bazilika, në sheshin e mbushur nga mijera persona, arkivoli i Aurelios u percoll nga muzika që ai e donte aq shumë.

Shqiptari ne momentin e aksidentit po udhëtonte me motor, së bashku me një shoqen e tij kur është përplasur me një shtyllë.

Ai është përplasur me kokë në asphalt ku edhe pse u dërgua me urgjencë në Spital, i riu nuk ka mundur dot të mbijetojë. /express


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu