Vdiq në burg, familjarët: Donte të festonte ditëlindjen në shtëpi

Dy ditë më parë humbi jetën një 18-vjeçar në burgun e Shën Kollit.

Familja e të ndjerit Albi Lukës në Fushë-Krujë hodhën dyshime se i riu është vrarë, pasi sipas tyre kur e tërhoqën trupin nga morgu kishte shenja dhune.

Ekspertët e Avokatit të Popullit kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes ndërsa nëna e të riut dhe njerku në emisionin “Me zemër të hapur” kanë deklaruar se Albi Luka më 26 prill festonte 18 vjetorin.

“Akuzohej për shfrytëzim prostitucioni. Personi që akuzohet bashkë me djalin quhet Astrit, ai i mbante femrat dhe i shiste me lekë. Denoncimin e ka bërë nëna e njërës prej vajzave dhe jo drejtpërdrejt për djalin tim”-ka deklaruar njerku i 18-vjeçarit.

“Djalin e kapën në makinë rreth orës 5 e gjysëm e çuan në rajonin e Durrësit. . Nuk e dinim ku ishte. E dola ta kërkoja dhe e mora ne cel po dilte mbyllur. Pyeta njerzit po asnjeri nuk dinte gje , ne fund ika ne shtëpi…mbas orës 3 prap nuk erdhi. mendova se ishte ne Mamurras te njerzit e mi. Ishte hera e parë qe nuk kthehej”-tha ai.

I pyetur se si e mësoi për arrestimin e djalit, njerku i tij tha se Policia i kishte marrë në orën 3 të natës sepse ju nevojitej një çertifikatë.

“Policia më tha që e kemi ndaluar dhe për çdo përgjigje do t’jua komunikojmë ne celular. Pas dy javësh më kane marrë dhe letrat kanë shkuar ne prokurori të Krujës.

Djali nuk ka pasur asnjë lidhje me gjerat e keqija. Mbas ca kohesh e kam takuar në Shënkoll. E pyeta djalin si te kapen? Më tha më ka kap lapsi kot se nuk kam asnjë borxh.

Kam kërkuar te drejtën ne prokurori nga Silvana Lulja se ajo kishte çështjen. Prokurorja më thoshte është në hetim e sipër.

Djali nuk ka pasur lidhje me Astritin dhe vajzën. Dhe analizat e ADN-së e tregojnë se vajza nuk ka pasur marrdhenie me djalin tim po me Astritin”

Ndërsa nëna e djalit tha se djali nuk i pranonte akuzat dhe kërkoi që ta festonte ditëlindjen në shtëpi dhe jo në burg.

Njerku i 18 vjeçarit tregoi se një ditë më parë kishte marrë një telefonatë nga i riu i cili i kishte kërkuar ta ndihmonin pasi rrezikonte deri në 15 vite burg.

“Avokatja i kishte thënë që rrezikon nga 7 deri në 15 vjet dhe ai u trondit e tha bëni çmos. Djali u trondit e vuajti me veten, por jo aq sa për të bërë vetëvrasje. Në telefonatë më pyeste për vëllain dhe më tha gjej 50 mijë lekë t’ia jap avokates. Më tha ma puth mamin dhe në 9 e gjysëm hajde në gjyq”.

Ndërkohë familjarët vazhdojnë të hedhin dyshime se vdekja ka ndodhur në burg.

“Ajo vdekje nuk ka ndodhur në spital por në burg. Sepse burgu akuzon spitalin. Unë dyshoj se fëmija im nuk donte të vriste veten, nuk ishte as i sëmurë dhe nuk ka qenë me të rritur në burg. Autopisa tregonte se ishte goditur në kafkë, koka pas ka qenë e qepur. Kishte dhe shenja në trup. E kam zhvesh vetë dhe ishte vula-vula”-ka deklaruar njerku.

Të pyetur se si e mësuan vdekjen e djalit, njerku tha: Më mori kushëriri në telefon dhe më tha hajde poshtë se nuk donte të ma thoshte në sy të gruas që vdiq djali. Ishte policia dhe me thanë që Albi ka ndërruar jetë, por tregoja nuses pak më vonë”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu