Një burrë nga Përmeti ka bërë një kërkesë të pazakontë mëngjesin e sotëm në emisionin “Aldo Morning Show”.
Roberti ka marrë në telefon për të kërkuar nga moderatori ta përshëndet vëllain, i cili ka vdekur një javë më parë. Kjo e ka lënë të “tronditur” moderatorin e programit, i cili i thotë nëse është apo jo në vete.
Roberti thotë:
“Jam Roberti nga Përmeti. Nëse ka mundësi dua të bëj një përshëndetje për vëllanë tim që ka vdekur para një jave. Dua ta përshëndes me këngën “Unë besoj në engjëj”. /InfoShqip
Ndiqeni videon e mëposhtme për më shumë: