Dashuria është një ndjenjë e papërshkrueshme, teksa nuk njeh moshë, ide apo pasuri. Së fundmi do të sjellim historinë e dy vëllezërve binjak, të cilët si të gjithë bashkëmoshatarët e tyre nisën dhe ata një histori dashurie dhe kjo me dy motra binjake. Ka qenë Ellwanda Julianop Hidayat binjaku i parë, ai që u dashurua me Rani Nurhaeni një vajzë binjake 19-vjeçare.
Dashuria e tyre ka nisur në qytetin Sumedang. Dhe dashuria e këtyre bëri që vëllai i Ellwanda, Ellwindi Junianfi, të njihej me motrën binjake të Rani, 19-vjeçaren Rina Nurhaeni. Më pas dy çiftet u martuan në një ceremoni të përbashkët më 27 shkurt, dhe tani jetojnë në të njëjtën shtëpi. Jetesa së bashku ka nisur të sjellë konfuzion mes dy çifteve, pasi ata pranojnë se e kanë shumë të vështirë të dallojnë se me cilin nga binjakët apo binjaket po shoqërohen.
Ellwindi:
“Unë dua të flas me Ranin por e gjej veten duke folur me Rinën.”
Babai i vëllezërve, 51-vjeçari Nopi Hidayat, tregon për befasinë kur Ellwindi solli për herë të parë të fejuarën në familje.
Nopi Hidayat:
“Kur e pashë mendova se ishte e dashura e Ellwanda.”
Deri tani asnjë nga çiftet nuk është mërzitur me martesën, madje të katërt kanë shkuar për pushime, bashke me anëtarë të tjerë të familjes.









