Vendi më i rrezikshëm në botë bëhet gati për një tjetër fatkeqësi

Vanuatu nuk është i panjohur për përmbytjet e shumta, erërat e forta si dhe fatkeqësitë e tjera natyrore.

Vendi i vogël i ndodhur në Paqësorin e Jugut u vlerësua si vendi më i rrezikshëm në botë në një studim të Kombeve të Bashkuara në vitin 2016.

83 ishujt e saj, ndodhen në mes të rrugicës së stuhive dhe ndodhen në kufirin e “unazës së zjarrit”, një rrip rreth Paqësorit i prirur për tërmete dhe shpërthime vullkanike.

Pavarësisht nga gjendja e tyre e pasigurt që është realitet i përditshëm, së fundi kryeministri i vendit Charlot Salëai ka urdhëruar evakuimin e të gjithë ishullit Ambae për shkak të kërcënimit nga vullkani.

“Jetët e njerëzve duhet të jenë përparësia jonë e parë,” tha Salëai. “Gjithkush duhet të ikë”./albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu