Vendim drastik: Izraeli drejt pushtimit të plotë të Gazës

Kabineti i sigurisë së Izraelit ka miratuar një plan për të pushtuar Rripin e Gazës, sipas raportimeve të mediave lokale të premten.

Operacioni pritet të nisë me marrjen nën kontroll të qytetit të Gazës, me synimin për ta zbrazur atë nga rreth një milion banorët palestinezë.

Edhe pse deklarata zyrtare e ka cilësuar veprimin si një “marrje nën kontroll”, media izraelite Ynet raportoi se termi “pushtim” është shmangur me qëllim, për të anashkaluar detyrimet ligjore që lidhen me një pushtim formal sipas së drejtës ndërkombëtare.

Një zyrtar i lartë izraelit u tha mediave lokale se zgjedhja e fjalëve është vetëm për përdorim zyrtar, duke konfirmuar se qëllimi real është pushtimi i Rripit të Gazës.

Zyra e Kryeministrit deklaroi se ushtria do të shpërndajë “ndihma humanitare për popullsinë civile jashtë zonave të luftimeve”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu