Vendim skandaloz i Gjykatës për dhunuesit që tentuan t’i vrasin Selën e Zaevin

Nëntë të akuzuarit për dhunën e ushtruar në mbrëmjen e 27 prillit, sot në Gykatë kanë pranuar fajin me qëllim që marrin dënim më të lehtë.

Grupi i protestuesve të dhunshëm që u paraqit sot para trupit gjykues në Gjykatën Themelore ‘Shkupi 1’ kanë pranuar fajin, me ç’rast janë liruar me kusht me afat që brenda 1 viti mos e përsërisin veprën.

I vetmi që nuk u lirua ishte Dimce Hristovski “Zhaba” ndaj të cilit u shqiptua burg në afat prej 1 viti e gjysëm.

“Zhaba” më herët ka qenë i dënuar në Prilep për vrasje, me 10 vite burg, por që autoritetet asnjëherë kanë marrë masa për ta burgosur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu