Venko Filipçe i jep fund politikës, në çfarë profesioni pritet ta shohim

Ministri i shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe ka deklaruar se pas përfundimit të rindërtimit të kabinetit qeveritar, do t’i kthehet profesionit të tij si mjek në Klinikën e Neurokirurgjisë.

“Ishte një përvojë e madhe, por mjaft më me politikë. Kthehem në profesion tim si neurokirurg në Qendrën Klinike”, deklaroi ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe për mediat.

Në pyetjen e TV24 nëse mendon për ndonjë vend ambasadori ose angazhim tjetër në politikë, ai tha se një gjë e tillë nuk është në opsion.

Sipas tij, më shumë mund të kontribuojë në shëndetësi përmes profesionit të tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu