Vërejtje e Pribe-së, sinjale pozitive në gjyqësor!?

Raporti i dytë i ekspertit juridik gjerman Rajnhard Pribe ka lëvizur gjërat në sistemin e gjyqësorit kah përmirësimi, konsideron profesori universitar, Jeton Shasivari. Kritikat e ashpra ndaj gjykatave, por edhe ndaj gjyqësorit në përgjithësi, ishin pikënisja që të ndjehen përmirësime minimale. Ai si shembull e përmendi rastin me Igor Jugun, i cili në natën e përgjakshme të 27 prillit ishte pjesë e turmës së dhunshme e cila u fut në Kuvend dhe sulmoi deputetët. Jug tani ndiqet si udhëheqës i turmës që do të kryente vepër penale. Ndaj tij është shqiptuar masë e re e paraburgimit prej 30 ditëve.

Shasivari thotë se duke u nisur nga raporti i Pribes, lehtë mund të detektohen të gjitha dobësitë e sistemit juridik. Vendimet e gjykatave për të mbrojtur individ të caktuar, sipas tij pasqyrojnë rolin e disa gjykatësve të cilët me diktat nga politika duhet ta pengojnë drejtësinë.

Pribe në raportin e tij përveç kritikës së ashpër ndaj sistemit të gjyqësorit, kërkoi që penalisht të përgjigjen të gjithë gjykatësit për të cilët ka dëshmi se kanë vepruar në mënyrë jo përkatëse. Me konstatimin e Pribes pajtohet edhe profesori Shasivari. Sipas tij, çdo funksion publik ka përgjegjësi, dhe kjo duhet të vlejë edhe për gjykatësit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu