Vërshime në Shqipëri, Durrësi “nën ujë”! Rreth 800 shtëpi janë përmbytur

Shirat rrëmbyeshëm që kanë përfshirë të gjithë territorin e Shqipërisë që nga dje vonë pasdite, kanë shkaktuar vërshime në disa qytete, ndërsa situata më kritike është në qytetin e Durrësit, në rrethin veriperëndimor Lezhë, në veri në rrethin Kukës, si dhe në disa rrethe të tjera.

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Piro Vengu, thirri Komitetin për Situata të Jashtëzakonshme Civile për rajonin e Durrësit në lidhje me situatën e vërshimeve në këtë rajon, ku situata është më kritike. Pas takimit, ministri deklaroi se situata e vërshimeve në rajonin e Durrësit ende mbetet problematike.

Sipas tij, rreth 800 shtëpi janë përmbytur, ndërsa 180 persona janë evakuuar për shkak të rrezikut. Ai shtoi se forcat për situata të jashtëzakonshme civile, shërbimet komunale dhe institucionet përkatëse janë të angazhuara për menaxhimin e situatës dhe për ndërhyrje të menjëhershme aty ku është e nevojshme.

Instituti i Shkencave Gjeologjike paralajmëroi se edhe sot priten reshje intensive shiu, kryesisht në veri dhe jug të vendit, të cilat do të shkaktojnë rritje të mëtejshme të rrjedhës së lumenjve dhe liqeneve dhe zgjerim të zonave të përmbytura.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu