Vërshimet mbysin së paku 14 persona në Greqi (FOTO)

Vërshimet e fundit të shkaktuara nga shiu i madh gjatë natës kanë mbytur të paktën 14 vetë dhe shkaktuan shkatërrime në Greqinë qendrore.
Më të prekura ishin qytetet industriale të Mandrës, Nea Peramos dhe Megaras, në perëndim të kryeqytetit, Athinës.

Shumë prej të vdekurve ishin të moshuar, trupat e të cilëve u gjetën brenda shtëpive të tyre, thonë raportuesit.
Çdo gjë është e humbur, fatkeqësia është biblike,” tha për ERT kryetari i Bashkisë Mandra, Yianna Krikouki.
Të paktën 13 persona janë dërguar në spital, dhe disa janë ende të zhdukur.
Kryeministri Alexis Tsipras ka shprehur ngushëllimet e tij.  Shi i madh ka vazhduar të godas pjesët e Greqisë për rreth një javë./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu