Veseli – Kurtit: Nuk do donim ta shihnim rrëzimin tuaj nga qeveria për shkak të përplasjeve me SHBA-në

Lideri i opozitës, Kadri Veseli, në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga pozita për taksën si dhe raportet me SHBA-në, ka thënë se kryeministri Kurti është kundërshtari më i madh i vetëvetës por edhe shretit të Kosovës.Ai i ka thënë Kurtit se opozita më me qef do të donte që qeveria Kurti ta kryente mandatin 4 vjeçar se sa të rrëzohej nga qeveria për shkak të konfrontimeve me SHBA-në. “Si lider i opozitës do ta kishit mbështetjen time po ta bënit detyrën për një Koosvë më të mirë, por edhe për ti quar hajnat në burg, por besoni që nuk jeni të sinqertë. Më me dëshirë do ta kisha pritur ndryshimin tuaj për 4 vjet qeverisje, se sa të shoh rrëzimin e nuaj të shpejtë nga konfrontimi me SHBA-në”.

“Kryeministër, orkestrimi i frymës antiamerikane, qëllimi kryesor i kësaj seancë ëhstë ky a mund të na tregoni se cka po synoni të arrini me këtë qasje a mund ti garantoni qytetarët për sigurinë e tyre fizike dhe për mbrojtjen e integritetit territorial, a mund të garantoni qëme politikat e juaja nuk alrgohen trupat amerikane nga Kosova. Të gjitha këto populli i Kosovës ka nevojë ta dëgjojë një përgjgje si ju nga kryeministër i vendit.”

“Kosovën do duhej ta kishim përtej ideologjive. Nuk duhet të harrojmë që e kemi vetëm këtë shtet me interes të. kryeminstër pavarësisht mendimit tuaj ne nk jemi armiqtë tuaj në qeverisje por me këtë qasje ti p[o del kundërshtari kryesor i vetëvetës dhe shtetit të Kosvës, ne nuk jemi me juve.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu