Profesori Sulejman Mehazi, ka komentuar diskursin politikë që po zhvillohet në mes pozitës dhe opozitës, posaçërisht ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe Kryeministrit në detyrë Albin Kuriti.
Ai në një prononcim për “Bota sot” është shprehur se sa më shumë afrohet data e 29 majit protagonistët politikë pozitë e opozitë janë më nervoz e të padurueshëm, kjo më së shumti vërehet nga kritikat e shpeshta e shumë të ashpra të Presidentit Thaçit ndaj Albin Kurtit.
Shkaku i polemikave të ashpra të opozitës e pozitës, të përplasjeve politike në mes Thaçit e Albin Kurtin vijnë për shkak frikës së të dy palëve nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, shihet se sa më shumë afrohet data e 29 majit, dita kur do vendoset se kush do të gëzohet e kush do pikëllohet nga Gjykata Kushtetuese, protagonistët politikë pozitë e opozitë janë më nervoz e të padurueshëm, kjo më së shumti vërehet nga kritikat e shpeshta e shumë të ashpra të Presidentit Thaçit ndaj Albin Kurtit, kurrë nuk e kemi parë kaq nervoz Thaçin gjatë karrierës së tij politike 20 vjeçare sesa ndaj Albin Kurtit.
S’është e rastësishme kjo nervozë e ky sulm i Thaçit ndaj Albinit, ai e di se vetëm Albin Kurti mund t’ia humb karrierën politike jo vetëm Thaçit, por gjithë gardës se vjetër e të korruptuar njëzetvjeçare të LDK-së, PDK-së e AAK-së”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.
Gjithashtu, profesori është shprehur se Vendimi i Gjykatës Kushtetuese mund ta çojë në pension politik Thaçin e Mustafën.










