Veteranët e UÇK’së, të gatshëm të luftojnë përsëri me Serbinë

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka thënë se veteranët e UÇK’së i kanë pritur me shqetësim provokimet e fundit të Serbisë ndaj Kosovës.

Ai ka thënë se Kosova tanimë i ka institucionet e veta, Presidencën, Kuvendin, Qeverinë, Policinë dhe FSK’në, për t’u mbrojtur si shtet kundër çfarëdo reagimi të Serbisë.

Por, sipas tij, nëse është e nevojshme, veteranët e luftës së UÇK’së janë të gatshëm t’i përgjigjen shtetit të tyre për çfarëdo ndihme.

Gucati ka folur edhe për protestën e thirrur nga OVLUÇK në mbështetje të Ramush Haradinajt, e cila do të mbahet këtë të shtunë në Prishtinë.

Ai ka thënë për “Epoka e re” se në këtë protestë do të paraqesin disa kërkesa për Francën dhe institucionet e Kosovës.

Gucati u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës t’i bëjnë trysni Brukselit që Serbia t’i heqë nga Interpol’i emrat e ish-ushtarëve të UÇK’së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu