Vetëvendosja dhe AAK të pakënaqura, do ta dërgojë vendimin e PZAP’it në Supreme

Zyrtari ligjor i Lëvizjes Vetëvendosje, Blerim Sallahu, ka thënë se ky subjekt politik do ta dërgojë vendimin e PZAP-së në Gjykatën Supreme.

“Brenda afatit ligjor do të bëjmë ankesë në Gjykatën Supreme kundër vendimit antikushtetues të PZAP-së. Nuk do të ndalemi!”, ka shkruar ai në Facebook.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vendosur që të mos certifikohen kandidatët për deputetë që kanë probleme me ligjin.

Ky vendim e la jashtë garës edhe kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Edhe kryetari në detyrë i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka shkelur në mënyrë flagrante vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Lidhur me moscertifikimin e listës së kandidatëve për deputetë nga ky subjekt, Haradinaj ka njoftuar se do t’i drejtohen Gjykatës Supreme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu