Lëvizja Vetëvendosje ishte subjekti politik që bëri zhurmë më së shumti zhurmë ndaj Ministrit Nenad Rikallo, i cili po akuzohet për krime lufte ndaj shqiptarëve. Por, dje gjatë seancës, ishte pikërisht Vetëvendosje e cila nuk e votoi mocionin për shkarkimin e tij.
Mocioni për shkarkimin e ministrit Rikallo, i parashkruar nga LDK’ja, për shkak të akuzave që banorët e lagjes Dardania në Prishtinë thonë se ministri ka maltretuar shqiptarë gjatë kohës së luftës, nuk arriti të kalojë dhe mori vetëm 26 vota pro, shkruan Gazeta Express.
Njëmbëdhjetë deputetë të Vetëvendosjes nuk e votuan fare mocionin për shkarkimin e ministrit Rikallo, edhe pse dje në seancën e Kuvendit, ishin ata që bënë zhurmën më të madhe, duke kërkuar shkarkimin e tij.
Me 26 vota pro, 40 kundër, 1 abstenim, 97 deputetë prezentë në seancë të Kuvendit dhe 23 jo prezentë, mocioni për shkarkimin e ministrit të Bujqësisë Nenad Rikallo, nuk arriti të kalojë.
Deputetët e Vetëvendosjes që nuk votuan për këtë mocion janë: Aida Dërguti, Fisnik Ismaili, Dukagjin Gorani, Liburn Aliu, Ali Lajçi, Sami Kurteshi, Fatmire Kollcaku, Valon Ramadani, Shqipe Pantina, Drita Millaku dhe Saranda Bogujevci.
Kjo është lista e plotë e votimeve nga të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës:











