Video bombë/ Momenti kur Ministrja e re e Shëndetësisë, surprizonte Ramën kryebashkiak

Në fakt Shqipëria është një vend i vogël dhe njerëzit janë shumë të vëmendshëm sidomos përsa i përket zhvillimeve politike. Kjo ka ndodhur edhe me ministren e sapoemëruar në krye të Shëndetësisë Ogerta Manastirlliu.

Deri më tani ajo ka mbajtur postin e kreut të QSUT-së, ndërsa pas shkarkimit të Beqajt ajo ka marrë besimin e Ramës.

Po duhet thënë se njohjet mes të dyve datojnë shumë herët që në kohën kur Rama drejtonte Bashkinë e Tiranës dhe Ogerta ishte vetëm një adoleshente.

“Stop” shfaqi videon e rrallë të vitit 2000, kur Edi Rama fitoi për herë të parë garën për bashkinë e Tiranës.

Nëse ka një detaj të ngjashëm ndërmjet dy ”Ogertave” është emocioni që ajo shfaq kur del krah kryeministrit. Duhet thënë se dhe në daljen e saj të parë së bashku pas propozimit për ministre nga Rama ajo u shfaq mjaft e emocionuar, ku kërkoi edhe një gotë me ujv pasi ju tha goja.

Manastirlliu: Ne si staf kishim përgatitur një surprizë për zotin Rama, a mund t’ia japim.

Rama: Hapet kjo?

Fevziu: Po po duhet ta hapësh.

Manastirlliu: Këtu janë disa foto të një fotografi gjerman të çlirimit të Tiranës, këtu janë dhe firmat tona./shqiperiaime


20170315-115029 – Video Dailymotion by newsal


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu