Videoja me të gjitha golat e Messit kundër klubeve angleze (Video)

Organi qeverisës i futbollit në Evropë, UEFA, e ka publikuar një video në llogarinë e saj në Youtube, ku janë grumbulluar të gjitha golat e Lionel Messit kundër klubeve angleze, gjithsej 24.

Përballja mes Barcelonës dhe Liverpoolit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve e ka kapur vëmendjen e të gjithë tifozëve të futbollit, veçanërisht për duelin mes Lionel Messit dhe Virgil van Dijkut.

Messi konsiderohet nga shumë tifozë si lojtari më i mirë në botë, ndërsa Van Dijku mbrojtësi më i mirë në botë. Përderisa asnjë lojtar s’ka arritur ta driblojë holandezin këtë sezon, Messi konsiderohet si dribluesi më i mirë në botë.

Megjithatë, duke e pasur parasysh rekordin e jashtëzakonshëm të Messit kundër klubeve angleze, detyra e Van Dijkut për ndeshje që do të zhvillohet sonte nuk do të jetë aspak e lehtë.

Në 32 ndeshjet kundër klubeve angleze, Messi i ka shënuar 24 gola. Para përballjes së argjentinasit me Liverpoolin, është publikuar edhe videoja ku shfaqen të gjitha golat e tij kundër klubeve angleze.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu