Një video që po qarkullon së fundmi në rrjetet sociale ka ngjallur reagime të shumta në media dhe publik.
Në pamje shfaqet banori i “Big Brother VIP Albania”, Stenaldo, teksa drejton një automjet.
Ai njihet për publikun si një person me probleme me shikimin, për këtë arsye videoja është bërë edhe më të komentuar.
Gjatë videos dëgjohet një person tjetër që e udhëzon se nga duhet të kalojë, majtas apo djathtas.
Pamjet janë shpërndarë me shpejtësi në rrjete sociale, duke ngritur pikëpyetje mbi gjendjen e tij reale shëndetësore si dhe mbi rrethanat në të cilat është realizuar videoja.
@feelings_al1 #stenaldo #fypシ #viral #bigbrothervipalbania #luizejlli ♬ tingulli origjinal – FeelingsAL










