Vijojnë tërmetet, këtë herë në ishullin ku po kalon pushimet kryeministri (FOTO)

Një tjetër lëkundje e fuqishme toke është ndjerë sot në shtetin fqinj, Greqi.

Sipas të dhënave sizmiologjike nga Instituti i Gjeodezisë, tërmeti ka qenë 4.8 ballë i shkallës Rihter, me epiqendër ishullin Karpathos.

Lëkundjet sizmike u regjistruan 71 kilometra në pjesën lindore të ishullit në një thellësi prej 5 kilometra nën tokë.

Për vizitë në ishullin Karpathos ndodhet Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis, i cili ndodhet aty që prej ditës së djeshme dhe do të qëndrojë deri ditën e hënë.

Ndërkohë nuk raportohet për dëme materiale dhe as për të lënduar në njerëz.

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu