Kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim për kryetar të komunës së Çairit Visar Ganiu me ekipin e tij ka dhënë llogari për aktivetet e tyre me qytetarë në ditët e para të fushatës parazgjedhore për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen me 15 tetor.
Ganiu ka thënë se ka dëgjuar mjaft sygjerime, kritika e këshilla nga qindra qytetarët e Çairit duke i vizituar dhe duke biseduar nëpër lagjet e tyre, nëpër shtëpitë e tyre.
“Bisedoj me qindra e qindra çairas. I ofrohem secilit çairas dhe ata e kanë mundësinë të më takojnë dhe të mi tregojnë problemet. Kemi bërë edhe hulumtimin tonë në teren, në të cilat janë konstatuar probleme të ngjajshme. Një ndër to është higjiena komunale dhe mungesa e gjelbërimit, në fakt uzurpimi i sipërfaqes urbane” ka thënë Ganiu.
Dy projektet të cilat do të nisin menjëherë të realizohen nëse kandidati i BDI-së merr besimin e qytetarëve të Çairit për tu bërë kryetar do të jenë formimi i ndërmarrjes publike për higjienë komunale dhe revizion të planeve urbanistike.
“Në bazë të ideve e sygjerimeve të qytetarëve, do të paralajmëroj dy proekte të mëdha të cilat i planifikoj të i realizoj menjëherë si të filloj me detyrën, natyrisht nëse Ju qytetarët e mi më jepni atë mundësi. Bëhet fjalë për formimin e një ndërmarrjeje publike për higjienë komunale në kuadër të komunës të Çairit dhe revizioni i planeve urbanistike të detajuara në Komunën e Çairit. Këto dy proekte nuk janë pjesë e Kontratës, por për zgjidhjen e tyre do të veprojmë me shumë vëmendje, njëlloj sikur të jenë pjesë e Kontratës” është shprehur Ganiu .
Ai ka theksuar se proektet e Kontratës nuk janë definitive dhe të vetmet të cilat do ti realizojmë.
“Çfarë duam të arrijmë me formimin e një ndërmarrjeje publike për higjienë komunale në kuadër të komunës të Çairit? Sëpari duam ta pastrojmë dhe të e zbukurojmë komunën tonë. Në kuadër të rritjes të vetëdijes të qytetarëve për ekologji, një nga punët elementare është higjiena e sipërfaqes publike, respektivisht higjiena e rrugëve dytësore, sepse siç e dini, rrugët kryesore janë në kompetencat e qytetit të Shkupit. E dyta punë që nuk është më pak e rëndesishme por ka efekt të madh është se ky projekt do të ketë edhe punësime, dhe e dijmë se ky është një problem i hidhur në komunë poashtu sikur në gjithë vendin tone. Në projektin e revizionit te planeve urbanistike të detajuara në Komunën e Çairit, duam që ta shohim realitetin, vallë a egziston uzurpim i sipërfaqeve publike, ose parqeve, të cilat po përdoren nëpër parcelat ndërtimore, dhe nëse ka të tilla e të cilat ligji nuk e lejon atë gjë, me përkrahjen e Këshillit të ri komunal, do të bëjmë korrigjime të cilat do të jenë në interesin e qytetarëve.”-theksoi Ganiu/InfoShqip.com










