Vizita në Ballkan, Latifi: Kjo është porosia e madhe e Merkelit dhe i përmend shqiptarët dhe serbët

Analisti politik, Blerim Latifi ka komentuar vizitat e kancelares gjermane, Angela Merkel në Ballkan. Ai në një postim në rrjetin social Facebook tregoi porosinë e madhe që Merkel do e lë në Ballkanin Perëndimor.

“Ballkani Perëndimor duhet të mbetet interes themelor i Bashkimit Europian dhe çdo pacifikim përfundimtar i Ballkanit Perëndimor nënkupton domosdo një marrëveshje historike midis shqiptarëve dhe serbëve, si dy kombet kryesore të këtij rajoni”, u shpreh Latifi.

Postimi i plotë:

“Pse Angela Merkel zgjodhi që vizitën e saj të fundit si kancelare ta bëj në Ballkanin perëndimor?

Dhe pse zgjodhi Tiranën dhe Beogradin për këtë punë?

Duket për të lënë një porosi të madhe: Ballkani perëndimor duhet të mbetet interes themelor i Bashkimit Europian dhe çdo pacifikim përfundimtar i Ballkanit perëndimor nënkupton domosdo një marrëveshje historike midis shqiptarëve dhe serbëve, si dy kombet kryesore të këtij rajoni.”, ka shkruar ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu