Vjen në jetë foshnja gjigante, peshon plot 7.39 kg dhe është 57 cm e gjatë (FOTO)

Një nënë nga Zelanda e Re ka lindur një nga foshnjat më të mëdha që ka parë ndonjëherë vendi.
Djali i lindur në Wellington, peshon 7.39 kg dhe është 57 cm i gjatë.

Prindërit e foshnjës të cilët nuk donin të identifikoheshin, thanë se ishin të tronditur nga madhësia e tij.

Foshnja është pothuajse dyfishi i madhësisë së bebeve normale dhe 6cm më i gjatë se një porsalindur .

Djali erdhi në jetë mesditën e të hënës në spitalin Wellington dhe lindja u krye përmes operacionit cezarian


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu