Vjen një goditje shumë e rëndë nga Gjermania: “Jam kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë”

Na ndajnë vetëm disa ditë nga data kur Shqipëria do të presë verdiktin e shteteve anëtare të BE-së, nëse do të hapë apo jo negociatat, por një goditje e rëndë ka ardhur këtë të premte nga Gjermania.

Deputeti i Merkel, Gunther Krichbaum është shprehur sërish kundër hapjes së negociatave dhe kjo është hera e disatë që kryetari i komisionit parlamentar për çështjet e BE-së flet kaq hapur.

Theksi që vë në pah Krichbaum mbetet niveli i korrupsionit dhe krimit të organizuar, i cili sipas tij shpesh shkon në qarqet me të larta të qeverisë.

“Në këtë moment, unë jam qartësisht kundër fillimit të negociatave të pranimit me Shqipërinë”, tha Krichbaum për “Welt”.

“Shqiperia na ka prezantuar reforma të shumta, por këto duhet të zbatohen plotësisht. Kjo vlen në veçanti për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, i cili shpesh arrin në qarqet më të larta të qeverisë. Komisioni Europian, i cili pretendon për fillimin e negociatave për anëtarësim, është “nganjëherë shumë i besueshëm”, u ankua politikani i CDU, shkruan “Welt“.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu