Cristiano Ronaldo është zyrtarisht një futbollist i Juventusit për sezonin e ri ndërkohë që shumë shpejt do vihet nën urdhërat e trajnerit Alegri.
Megjithatë, jo ç’do gjë po shkon sipas parashikimeve. Mediat italiane raportojnë se ka një polemikë mjaft të ndezur që ka shpërthyer mes drejtuesve të klubit bardhezi dhe menaxherit të lojtarit, Horge Mendes.
Sipas informacioneve nga Italia, presidentit Andrea Anjeli nuk i ka pëlqyer fakti se menaxheri ka përhapur me shpejtësi në media një foto urimi me gotat e shampanjës në duar të lojtarit me numrin 1 të bardhezinjve.
Fakti se Mendes ka shpërndarë foton pa marrë leje në klub, ka nervozuar bardhezinjtë pasi ajo foto pas firmës ishte bërë për “përdorim personal” dhe jo për t’ua shpërndarë mediave.











