Vjen reagimi i fuqishëm nga LDK: VV ta ndalë propagandën, nëse dëshiron koalicion me ne

Deputetja e zgjedhur e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka thënë se partia e saj nuk e pranon kushtin e VV’së që të mos e propozojnë kandidatin për President, dhe se kjo duhet të ndalë propagandën dhe luftën speciale, nëse dëshiron të ndodhë koalicioni.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Bajrami ka thënë se LDK po punon për ndërtimin e një qeverie që do të ofrojë zgjidhje për çdo problem.

“LDK’në s’mund ta kushtëzojnë askush që mos ta propozojë Presidentin.

Propagandën dhe luftën speciale duhet ta ndalë Vetëvendosje nëse njëmend ka vendosur të ndërtojë koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës. LDK po punon për ndërtimin e një Qeverie që do të ofrojë zgjidhje për secilin problem të qytetarëve. E jo Qeveri e cila rrëzohet pas një viti. Qeveri e cila nuk e përfundon mandatin.

T’i lëmë deklaratat e të merremi vesh para se të prishet çdo urë bashkëpunimi. Kushtëzimi i Vetëvendosjes se nuk e pranojmë Presidentin nga LDK’ja është i papranueshëm. Kushtëzime të tilla s’mund të vendosin partitë që s’kanë fituar 51 për qind të votave”, ka shkruar Bajrami.

Kujtojmë se pak më herët, deputetja e VV’së, Arbërie Nagavci ka thënë se LDK nuk mund të kushtëzojë me postin e Presidentit.

Sipas saj, pozita e Kryeprlamentarit i takon LDK’së, por se për president do të prezantohet një kandidat konsensual.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu