Vjen reagimi i parë i UEFA-s në lidhje me ndeshjen Barcelona-PSG

UEFA ka pranuar se ka marrë një ankesë nga skuadra franceze PSG, për referimin e gjyqtarit Deniz Aytekin në ndeshjen me Barcelonën.

PSG është eliminuar nga Liga e Kampionëve duke u mposhtur 6:1 në ‘Camp Nou’ nga Barcelona, por skuadra franceze pretendon se ishin vendimet e gjyqtarëve që e hendikepuan për të kaluar në raundin tjetër.

Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, ka konfirmuar për ‘Sport.es’ se ka marrë një ‘letër’ nga PSG, në të cilën klubi francez ankohet në gjyqtarin Deniz Aytekin, i cili ndau drejtësinë në ndeshjen me Barcelonën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu