Vjosa Osmani: Aleancën me SHBA-në synojmë ta forcojmë edhe me shumë bashkë me Presidentin Trump

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në faqen e saj zyrtare në Faceook ka publikuar një intervistë të cilën e ka dhënë ditë më parë për një influencer australian, Mario Nawfal.

Gjatë intervitës Osmani ka folur për aleancën e Kosovës me SHBA-në dhe kontributin e Amerikës në çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.

Osmani ka thënë se këtë aleancë me SHBA-në, Kosova synon ta forcojë edhe më shumë me presidentin Donald Trump dhe Administratën e tij.

“Që nga nata më e errët e luftës, e deri te mëngjesi i lirisë – Amerika ishte aty për ne! Këtë aleancë synojmë ta forcojmë edhe më shumë bashkë me Presidentin Trump dhe Administratën e tij”, ka presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu