Diplomati kosovar Lulzim Peci ka shkruar në profilin e tij në Facebook se hapja e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem është bërë nga bashkëpunimi i mirë mes kryeministrit Hoti dhe u.d. presidentes Vjosa Osmani.
Hapja e ambasadës u bë pa shumë zhurmë dhe në mënyrë të befasishme ditën e djeshme. Sipas Pecit, hapja e ambasadës është dekretuar nga u.d. e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
“Si po duket ka pasur nje bashkepunim te mire ne mes Qeverise Hoti dhe u.d. te Presidentes Vjosa Osmani per hapjen e Ambasades se Kosoves ne Jerusalem.” – ka shkruar z.Peci.
Ai ka përgëzuar z.Hoti dhe znj. Osmani që kanë lënë anash rivalitetin politik dhe kanë punuar për interes të vendit.
Nuk dihet nëse znj.Osmani e ka pyetur z.Kurti për dekretimin që i ka bërë hapjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem. Por, nëse Kurti i ka dhënë ‘po’-në znj.Osmani, atëherë kjo do ta ekspozonte cullak qëndrimin e tij për ambasadën e që do të binte ndesh me udhëzimet e Turqisë.









