Vjosa Osmani kërkon njohjen e Kosovës nga Greqia, ministri grek i premton ndihmë për vizat

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias, i cili e ka uruar për detyrën dhe i ka dëshiruar sukses në mandatin e saj

Presidentja Osmani ka theksuar se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve janë të mira dhe ka potencuar se njohja e Kosovës nga Greqia do t`i thellojë edhe më tej marrëdhëniet bilaterale e multilaterale ndërmjet dy vendeve. Në këtë kontekst, zonja Osmani, gjithashtu ka theksuar rëndësinë e përfshirjes së Kosovës në mekanizmat euro-atlantik të sigurisë.

Ajo ka potencuar edhe nevojën për rritjen e shkëmbimit tregtar e ekonomik, si dhe bashkëpunimin në sferën e turizmit e kulturës.

Ndërkaq ministri Dendias i ka dhënë mbështetje Kosovës në rrugën evropiane, sikurse edhe në procesin e liberalizimit të vizave.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu