Vjosa Osmani, voton: Sot është një ditë e bardhë për Kosovën

Ka hedh votën e saj në kuti dhe ushtruesja e detyrës së Presidentit të Kosovës Vjosa Osmani. Osmani ka që në së bashku me burrin e saj Prindon Sadriu në fakultetin Teknik.

Sot është një ditë e bardhë për Kosovën, është një ditë kur të gjithë qytetarët tanë do ta përcaktojnë të ardhmen e tyre, do ta përcaktojnë fatin e vendit dhe individual. Është një ditë e ftohtë por ftoj të gjithë qytetarët të votojnë”, ka thënë ajo.

Vjosa Osmani ftoi gratë dhe vajzat të votojnë teksa falënderoi të gjithë mërgimtarët. “Ftesë e veçantë dhe inkurajim i veçantë për të gjitha gratë dhe vajzat e Kosovës sepse barazia fillon tek kutia e votimeve. Falënderoj mërgatën për pjesëmarrjen në votime dhe po ashtu një falënderim për të gjithë komisionerët dhe gjithë vëzhguesit”, tha Osmani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu