VLEN: Blerim Bexheti është arkitekti i pandëshkueshmërisë për krimet ndaj shqiptarëve

VLEN sot deputetin e BDI-së, Blerim Bexheti e ka cilësuar si krijuesi të sistemit të pandëshkueshmërisë.

“Kur sot Blerim Bexheti dhe partia e tij BDI flasin për drejtësi dhe institucione, opinioni ka të drejtë t’i pyesë: ku ishin ata kur ndërtohej sistemi që i mbulonte tragjeditë dhe krimet ndaj shqiptarëve?

Pikërisht Blerim Bexheti, si ish-ministër i drejtësisë, së bashku me Sasho Mijalkovin, emëronte dhe përzgjidhte gjyqtarët dhe prokurorët që më pas heshtnin, mbulonin dhe nuk vepronin në rastet që tronditën tërë opinionin:

Për rastin “Monstra”, ku shqiptarët u akuzuan padrejtësisht si terroristë;

Për “Lagjen e Trimave”, ku u vranë 10 shqiptarë dhe e vërteta kurrë nuk u hetua;

Për rastin “Alfa”, ku shqiptarët u dënuan mbi akuza të montuara;

Për tragjeditë në Tetovë, Durmo Tours, Besa Trans , pa asnjë dorëheqje, pa asnjë ndëshkim serioz.

Të gjitha këto raste kanë një të përbashkët: të njëjtët gjyqtarë dhe prokurorë të emëruar në kohën e BDI-së, që nuk ndërmorën asnjë veprim.

Blerim Bexheti nuk është pjesëmarrës i rastësishëm, ai është krijuesi i atij sistemi të pandëshkueshmërisë, ku jetët dhe të drejtat e shqiptarëve u margjinalizuan, u injoruan dhe u sakrifikuan për marrëveshje politike dhe karrierë personale.

Sot, kur institucionet më në fund kanë filluar të reagojnë dhe të kërkojnë përgjegjësi, ata që ndërtuan sistemin e heshtjes dhe të pandëshkueshmërisë nuk kanë as moralin dhe as kredibilitetin për të folur për drejtësi”, thonë nga VLEN.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu