VLEN forcon mobilizimin në Dibër: Mbështetje unanime për kandidaturën e Fisnik Melës

Në një takim të ngrohtë dhe përmbajtësor me zemrën e koalicionit VLEN në Dibër, anëtarësinë e ngushtë, aktivistët dhe mbështetësit më të palodhur të ndryshimit, u konfirmua edhe njëherë mbështetja e fuqishme për kandidatin për kryetar të Komunës së Dibrës, Fisnik Mela.

Takimi ishte më shumë se një tubim politik. Ishte një dëshmi e besimit të thellë që strukturat e VLEN-it kanë ndaj Melës si njeri i ideve, veprimit dhe përkushtimit qytetar. Gjatë takimit u theksua se mbështetja për Fisnik Melën nuk është thjesht një vendim politik, por një zotim kolektiv për t’i dhënë Dibrës një drejtim të ri, të ndershëm, efikas dhe me vizion afatgjatë.

“Dibra do të udhëhiqet nga një dorë e sigurt, një vizionar që i njeh hallet dhe ëndrrat tona si Dibranë”, u tha në takim.
Nga VLEN theksojnë se kandidatura e Fisnik Melës ka ngjallur një jehonë të madhe dhe entuziazëm të pakrahasueshëm në mesin e qytetarëve, të cilët e shohin në të njeriun e duhur për të rikthyer shpresën dhe për të çuar përpara projekte konkrete për zhvillimin e Dibrës.
“VLEN Dibra, VLEN fisnikëria e Fisnikut”, u tha mes duartrokitjeve të një zëri në takim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu