Në Zhelinë, VLEN ka hapur zyrtarisht shtabin zgjedhor, ku u promovua edhe kandidati për kryetar komune, Blerim Sejdiu, i cili garon për mandatin e tretë, tashmë si kuadër i kësaj koalicioni.
Arben Fetai theksoi se ndryshimi në Zhelinë ka nisur më herët dhe se vazhdimi i këtij rrugëtimi mund të bëhet vetëm me njerëz që kanë dëshmuar me punë dhe integritet.
“Blerimi është dëshmi e punës dhe përkushtimit. Ai ka sjellë zhvillim dhe projekte konkrete për Zhelinën. Vazhdojmë këtë rrugëtim me të njëjtin vizion”, u shpreh Fetai.
Urime iu drejtuan edhe shefit të shtabit lokal, Latif Arifi, i cili bashkë me ekipin po udhëheq një frymë të re organizimi dhe, siç u tha, “fitoreje të padiskutueshme”.
Motoja e fushatës në këtë komunë është: “Blerimi për Zhelinën, VLEN për Blerimin.” /INA/