VLEN: Ristovi s’është rast i izoluar, “ombrella” e drejtësisë së kapur po çahet

“Vendimi i Këshillit Gjyqësor për t’ia hequr imunitetin gjykatësit të Apelit, Gjoko Ristov, për ta larguar përkohësisht nga detyra dhe për t’i shqiptuar masën e arrestit shtëpiak është një hap i rëndësishëm”, thonë nga VLEN, duke shtuar se ky hap nuk e mbyll çështjen, përkundrazi e hap edhe më shumë sepse kur te një gjykatës Apeli gjenden 350 mijë euro të dyshuara si para të paligjshme, kjo nuk është skandal individual.

“VLEN rikujton se Ristov, bashkë me gjyqtarin non grata Enver Bexheti, kanë qenë pjesë e vendimeve që i hapën rrugën e lirisë Sasho Mijallkovit, simbolit të shtetit të kapur. Në të njëjtin kontekst u sanksionua non grata edhe Artan Grubi, i arratisur nga drejtësia. Nuk ka rastësi këtu. Ka skemë. Ka mburojë. Ka ombrellë”.

“Prandaj, pyetja kryesore nuk është vetëm çfarë do të ndodhë me Ristovin. Pyetja është kush e mbrojti Ristovin dhe kë ka mbrojtur Ristovi. Qytetarët kanë të drejtë të dinë në sa lëndë kanë vepruar Ristovi dhe Bexheti, në sa raste kanë vendosur për paraburgim, garanci financiare, zvarritje apo vjetërsime dhe cilat vendime konkrete kanë prodhuar lirime, shpëtim nga përgjegjësia ose “amnisti” të heshtura për njerëz të fuqishëm”, thonë nga VLEN.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu