Vlojn pakënaqësit në “Univerzitetin Nënë Tereza” në Shkup! Mësimdhënësit me muaj pa rroga

Ditëve të fundit InfoShqip po hulumton burimin e një pakënaqësie të skajshme brenda stafit akademik të Univerzitetit “Nënë Tereza” në Shkup, ku mësohet se mësimdhënësit ka muaj që nuk kanë marrë pagat e tyre mujore që ju takojnë sipas ligjit dhe për të cilat janë të angazhuar.

Gjatë kontaktit me disa nga profesorët, ato u shprehën se nuk e kuptojnë se si mundet që çdo shkollë fillore, e mesme apo fakultet në Maqedoni merr pagat brenda afatit ligjor, kurse vetëm tek ky Univerzitet, angazhimi i tyre nuk vlerësohet, transmeton InfoShqip.

Këto burime, të cilët insistojnë të ngelen anonime për shkak të frigës nga hakmarrja nga kryesia e Univerzitetit, më tutje shprehin se përveç vonesës së pagave, ky univerzitet poashtu ka pagat me të ulta në krahasim me të gjitha Univerzitetet publike në Maqedoni , që i vendos në një situatë mjaft të rëndë dhe nënçmuese.

Të kontaktuar nga portali InfoShqip, nga ky Univerzitet nuk kishin dëshirë të prononcohen për këtë rast. Gjithsesi, ne në ditët në vijim do t’u japim hapësirë të sqarojnë akuzat nga stafi akademik.

Redaksia jonë, në vazhdim nga burime të ndryshme mëson se në fundvitin e 2018-ës, këtij Univerzitet i janë marrë mbi 3.000.000 Euro nga buxheti vetanak për shkak të mos-shpenzimit të mjeteve të cilat i ka pasur Univerziteti në dispozicion.

Kjo nuk është hera e parë që për shkak të mos menaxhimit të fondeve këtij univerziteti i merren mjetet në fundvit./InfoShqip.com


1 Koment

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu