Vlora Çitaku ‘fluturon’ në qiell dhe bën shqiponjën

Ndeshja Zvicër- Serbi vazhdon të jetë ende shumë e komentuar.

Pas reagimeve lidhur me festimin e golave të Xhakës e Shaqirit me simbolin e shqiponjës, rrjetet sociale janë ‘vërshuar’ me imazhe në të cilat qytetarët shfaqen duke bërë të njëjtin veprim, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ishte ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ajo e cila ka bërë simbolin e shqiponjës, por në një formë më ndryshe sesa të tjerët.

Ajo kishte provuar aventurën e lëshimit me parashutë, e nga lartësia në të cilën gjendej ajo bëri shqiponjën.

“Ai momenti kur nuk ke frikë, dëshirë, ambicie, uri…Vetëm paqe!”, ka shkruar Çitaku mbi fotografi që ndau me ndjekësit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu