Vlora Çitaku për presidente? Jashari paralajmëron marrëveshje VV–PDK?

Analisti politik Shemsi Jashari në ”Click” të RTV21 ka deklaurar se kryeministri Albin Kurti e ka të domosdoshme arritjen e një marrëveshjeje me Partinë Demokratike të Kosovës nëse synon t’i shpëtojë zgjedhjet dhe të sigurojë stabilitet institucional.

Jashari shtoi se nuk do të ishte befasi nëse posti i presidentit do t’i takonte PDK-së.

Në këtë kontekst, Jashari përmendi edhe mundësinë që presidenti i ardhshëm të jetë një grua nga radhët e PDK-së, duke vlerësuar se kjo parti ka figura me përvojë dhe kapacitete të dëshmuara në diplomaci dhe marrëdhënie ndërkombëtare.

Ai veçoi emrin e Vlora Çitaku si një nga kandidaturat potenciale, duke theksuar se përvoja e saj në arenën ndërkombëtare do të ishte një avantazh i rëndësishëm për ushtrimin e funksionit të presidentit.

“Është ende herët për të folur me siguri, por për të qenë president kërkohet përvojë në marrëdhënie ndërkombëtare. Mendoj se kjo do t’i përshtatej shumë”, tha Jashari kur u permend emri i Vlora Çitakut./RTV21


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu