VMRO-DPMNE akuzon rëndë LSDM-në

Përmes një njoftimi dërguar mediave, VMRO-DPMNE-ja konsideron se Maqedonia është shtet demokratik dhe se askush nuk mund ta kthejë në vitet e 90-ta për të promovuar krimin dhe qeverisjen tranzicionale.

Sipas tyre, LSDM-ja në mënyrë kriminale qeveris vendin. Kjo parti e akuzon Zoran Zaevin se ka kërkuar ndërrim të prokurorit publik për të penguar hetime të, siç thonë, financimit të paligjshëm të fushatës së LSDM-së.

VMRO-ja deklaron se Maqedonia nuk guxon të bie në nivelin e shteteve si Koreja Veriore komuniste dhe se duhet të bazohet në parime demokratike për të cilat nuk ka kompromis./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu