VMRO-DPMNE grit interpelancë për ministrin Taravari

Opozita e VMRO-DPMNE-së ka ngritur interpelancë edhe për ministrin e Shëndetësisë Arben Taravarin. Sipas tyre për 2 muaj e gjysmë Taravari nuk ka arritur asnjë rezultat me punën e tij, dhe për këtë arsye ata do të dorëzojnë interpelancë për të cilën duhet të votojë çdo deputet pasi që shëndeti është më i rëndësishëm se gjithçka tjetër.

Ministri Taravari është i paguar nga qytetarët që t’i zgjidh problemet e tyre dhe të kontribuojë për shëndetësi të mirë, e jo të rrijë në pushim” thonë nga VMRO.

Sipas tyre, Taravari është ministri më i keq i Shëndetësisë që qytetarët maqedonas e kanë parë. Ndërkohë ministri i Shëndetësisë e ka mohuar një gjë të tillë nëpërmjet një statusi në facebook.

Ai shprehet se asnjë ditë nga puna e tij nuk ka qenë në pushim. Ndryshe, VMRO-DPMNE-ja përveç Taravarit ka ngritur interpelancë edhe për ministrat Mila Carovska, Lupço Nikollovski, Nikolla Dimitrov, Sadullah Duraku , Dragan Tevdovski dhe Robert Allagjozovski./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu