VMRO-DPMNE: LSDM e nxiu shtetin

Petre Shilegov patjetër të ndalojë me lojërat, ndërsa Jani Makraduli të zgjohet dhe të ndërmerr masa pasi qytetarët çdo ditë ngulfaten nga helmet që thithin. Ose të ndalojnë të flenë dhe të luajnë, ose të largohen dhe të lënë dikë që dëshiron dhe din t’i zgjedh problemet e qytetarëve, kanë reaguar sot nga VMRO-DPMNE, përmes një komunikate.

“LSDM e nxiu shtetin. Premtuan ajër të pastër menjëherë pasi do e marrin në dorë shtetin, ndërsa dy vite që janë në pushtet nuk kanë zbatuar asnjë masë për përmirësimin e cilësisë së ajrit. Shkupi po thyen rekorde në nivel të ndotjes së ajrit me grimca kancerogjene PM10, ndërsa Shilegov gjatë diskutimit kuvendor për gjetjen e zgjidhjeve luan lojëra në celular, zëvendës ministri i Ekologjisë Jani Makraduli flen, ndërsa ministri Duraku thotë se nuk e ka dert se çka do të thonë qytetarët. Shilegov, Duraku dhe Makraduli si më të thirrur për zgjidhjen e problemit me ndotjen e ajrit me veprimet e tyre tregojnë se nuk brengosen për ajrin, aq më pak për qytetarët. Dy vite pas premtimeve të rreme, qytetarët po ndjehen të manipuluar”, kanë akuzuar në VMRO-DPMNE.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu